Sport

Prezantuesja 60-vjeçare u shfaq pa të brendshme në emision?! Mohon incidentin: Po përdorni VAR-in më tepër për këmbët e

10 Shtator 2021, 12:41 Nga DOSJA
Prezantuesja 60-vjeçare u shfaq pa të brendshme në emision?!

ITALI – Veshjet elstravagante dhe të ekzagjeruarar herë pas here shkaktojnë edhe incidente në televizion.

Kështu i ndodhi prezantueses italiane të RAI-t, Paola Ferrari.

E veshur me fustan të zi prezantuesja seksi, shihet në studio teksa kryqëzon këmbët dhe fustani i papërshtatshëm ka bërë që pjesët intime të duken në emision.

Ky incident ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale, teksa të shumtë ishin shikuesit që menduan se Paola nuk kishte veshur të brendshme.

Por në një reagim të bërë së fundmi, 60-vjeçarja e ka mohuar këtë gjë. “Ajo është bërë virale, ata po përdorin më shumë VAR-in (për këtë incident), më shumë sesa në Kampionatin Europian. Ndodhi, por asnjë nuk është serioze”, u shpreh prezantuesja.

Ndrëkohë për krahasimin e skenës me atë të filmit “Basic Instict” të Sharon Stone, Ferrari shtoi: “Shkurtimisht, videoja virale duket pak e ekzagjeruar, prezantova dy mbrëmje me pantallona. Sharon Ston nuk kishte veshur të brendshme në atë skenë. Unë, nga ana tjetër, preferoj të mbroj shëndetin dhe higjienën”, deklaroi prezantuesja.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll