Sport

Frikë nga COVID-19/ Japonia i lë “dopio gjashtën” në dorë FIFA-s, refuzon organizimin e Botërorit të Klubeve

8 Shtator 2021, 16:15 Nga DOSJA
Frikë nga COVID-19/ Japonia i lë “dopio gjashtën”

JAPONI- Kupa e Botës për Klube nuk do të zhvillohet në Japoni. FIFA ka caktuar datën nga deri më 19 dhjetor, por tani duhet të gjejë një vend tjetër për të zhvilluar këtë aktivitet. Federata Japoneze e Futbollit ka vendosur të heqë dorë për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Media japoneze ‘’Kyodo’’ shkruan se federata e futbollit në Japoni i ka kërkuar FIFA-s ta shtyjë këtë turne për vitin tjetër ashtu siç u shty edicioni i vjetshëm në Katar që u fitua nga Bajern Munich.Tani do t’i takojë FIFA -s të gjejë një vend të ri për turneun ose përndryshe të vendosë të anulojë ngjarjen që u zhvillua në Katar në dy sezonet e fundit

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fifa japoni fifa japoni

Sondazh

Poll