Sport

Leclerc i rezervuar: “Monza është një pistë e vështirë për Ferrarin”…

8 Shtator 2021, 15:23 Nga DOSJA

ITALI – “Në letër, Monza është një pistë e vështirë për Ferrarin”. Charles Leclerc, i intervistuar nga faqja zyrtare e Formula 1, pret një fundjavë të komplikuar për ‘kokëkuqen’, por ka më shumë besim se në vitin 2020, kur të dy makinat Ferrari, tashmë në vështirësi të mëdha, ishin detyruar të tërhiqeshin:

“Që nga viti i kaluar ne kemi përparuar, por në përgjithësi do të jetë një garë e vështirë. Do të ketë gjithashtu edhe kualifikimin “Sprint”, kështu që do të jetë një format paksa i ndryshëm dhe shpresoj se kjo do të na ndihmojë. Megjithatë, mezi pres të shoh tifozët e Ferrarit në tribuna”.

“Unë jam mjaft i kënaqur me performancën tonë të përgjithshme këtë fundjavë. Të përfundosh me të dy makinat me pike, është një rezultat i mirë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe ishte vërtet e mrekullueshme të shihje kaq shumë njerëz që brohorisnin në tribuna. Për të parë të njëjtën gjë, vetëm me të kuqe, në Monza, javën e ardhshme”,- shtoi Leclerc.

Drejtori i skuderisë së Ferrarit, Mattia Binotto, gjithashtu ka folur për faqen zyrtare të Formula 1: “Pas një shfaqje të mrekullueshme nga tifozët holandezë fundjavën e kaluar, mezi presim të garojmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë të jemi në gjendje t’u japim atyre diçka që të buzëqeshin”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc formula 1 grand prix të italisë mattia binotto charles leclerc formula 1 grand prix të italisë mattia binotto

Sondazh

Poll