Sport

41 gola/ Griezmann barazon rekordin e Platinisë me Francën, Shqipëria “preja” e preferuar e sulmuesit

8 Shtator 2021, 15:50 Nga DOSJA
41 gola/ Griezmann barazon rekordin e Platinisë me Francën,

FRANCË-Pas dy barazimeve me Bosnjen dhe Ukrainën, Franca reagoi në momentin e duhur dhe ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës dhe të thellojë edhe më shumë shkëputjen në krye të grupit D me 12 pikë, 7 më shumë se ndjekëset më të afërta.
Antoinne Griezmann ishte heroi i “gjelave”, pasi shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe u dhuroi tre pikët të tijve. Me dy realizimet sulmuesi i Atletico Madrid barazon kështu legjendën Michel Platini me 41 gola dhe tani Griezmann e sheh veten 10 realizime larg, golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave,Thierry Henry.

Shqipëria është një nga shënjestrat e preferuara të Grizman me fanellën e Francës. Ai ka shënuar në 3 nga 5 ndeshjet që ka luajtur kundër kuqezinjve, duke filluar nga miqësorja në Renne në vitin 2014, për të vazhduar me ndeshjen e Euro 2016 në Marsejë e pastaj edhe në inaugurimin e stadiumit “Air Albania” në nëntor 2019.

“Që kur kam jam në përfaqësuese, që nga viti 2014, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën, jo vetëm në gola, por edhe në lojën që zhvilloj.Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës.’Çfarë ndryshoi në skuadër? Ndoshta kemi gjetur një sistem që na përshtatet më mirë. Të shohim, trajneri do të vendosë. Por këtë herë ne ishim më të fortë.” Përfundoi sulmuesi francez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca griezmann platini franca griezmann platini

Sondazh

Poll