Sport

Legjenda braziliane: “Mbappe është “Ronaldo” i ditëve të sotme”

8 Shtator 2021, 13:38 Nga DOSJA
Legjenda braziliane: “Mbappe është “Ronaldo” i

BRAZIL – Ish-ylli brazilian i futbollit Ronaldo, i cili shkëlqeu në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000 me disa skuadra europiane si Interi, Reali i Madridit dhe Barcelona, sot rikthehet të flasë për talentet e momentit dhe më të përfolurin padyshim, që mbetet Kylian Mbappe.

Ylli i ri i PSG-së ishte ndër protagonistët e Botërorit të vitit 2018-të që fitoi Franca, ndërsa këtë verë u bë objektivi kryesor i merkatos së Realit të Madridit edhe pse nuk u krye trasferimi.

Kur 44-vjeçari u pyet nëse ka lojtarë të ngjashëm me veten në futbollin e sotëm, është shprehur: “Ai ka karakteristika të ngjashme me të miat”,- ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Ai ka cilësi të çmendura, ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe di ta përdorë atë me ritëm të lartë. Mbappe ka një avantazh ndaj mbrojtësve dhe anashkalon portierët. Ai ka aftësi vrapimi. Më pëlqen Mbappe, unë bëj tifo për të”, përfundoi legjenda braziliane.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll