Sport

Legjenda e NBA-së dhe ylli i Lakers, lëshon apelin: “Lutuni për mua”!

8 Shtator 2021, 14:12 Nga DOSJA

SHBA – Apeli i legjendës së NBA-së tashmë ka tronditur botën. Imazhet e ish-basketbollistit Cedric Ceballos, që ka luajtur për Suns, Lakers, Mavericks dhe Pistons, i shtrirë në një shtrat spitalor, me një aparat oksigjeno-terapije, kanë pushtuar rrjetet sociale, duke krijuar një ‘shock’ në tërë shoqërinë.

Ceballos, i cili është shtruar në spital prej më shumë se 10 ditësh është në rrezik serioz për jetën, teksa foton e shoqëron me një mesazh dëshpërimi:

“Në ditën time të dhjetë nën terapi intensive, Covid-19 po më vret. Iu kërkoj të gjithëve; familjes dhe miqve të mi, që të luten për shërimin tim. Nëse kam bërë diçka për ju në të kaluarën, ju lutem më lejoni të kërkoj falje publike. Lufta ime nuk ka përfunduar. Faleminderit”.

Ish-basketbollisti, tashmë 52-vjeç, i tërhequr nga aktiviteti sportiv që nga viti 2011, ishte një nga shënuesit më produktivë të viteve ‘90. Ai u shndërrua në një yll me Lakers më 1995 dhe do të hynte në histori për koshin e famshëm me njërin sy të lidhur. Ceballos ishte një kampion “All Star” të vitit 1992.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cedric ceballos covid-19 lakers mavericks dhe pistons një yll me lakers suns cedric ceballos covid-19 lakers mavericks dhe pistons një yll me lakers suns

Sondazh

Poll