Sport

Ditët e fundit të Kessie te Milani? Chelsea dhe PSG tender për mesfushorin

8 Shtator 2021, 14:41 Nga DOSJA
Ditët e fundit të Kessie te Milani? Chelsea dhe PSG tender për

ITALI – Mesfushori Franck Kessie i ka lënë pas dëmtimet dhe duket i gatshëm, që në këtë fundjavë, të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli për sfidën ndaj Lazios në “San Siro”.

Por lojtari nga Bregu i Fildishtë ende nuk e ka përcaktuar rrugën për të ardhmen, ndërkohë që kontrata e tij me Milanin përfundon në vitin 2022.

Bisedat me Kessie për rinovimin e kontratës kanë nisur, por kanë mbetur në mes të rrugës. Mesfushori kërkon rreth 8 milionë në vit, ndërsa kuqezinjtë i kanë ofruar 5 milionë në vit.

Në këtë mjedis të mjegullt, kanë nisur të interesohen klube, që janë të gatshëm për të përfituar nga ngërçi. 24-vjeçari thuhet se ka marrë oferta tunduese PSG dhe Chelsea.

Kessie ka një ofertë me vlerë 8 milionë euro në vit nga Chelsea, ndërsa Paris SG e kanë rritur kërkesën në 10 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bregu i fildishtë marrë oferta tunduese psg dhe chelsea mesfushori franck kessie san siro bregu i fildishtë marrë oferta tunduese psg dhe chelsea mesfushori franck kessie san siro

Sondazh

Poll