Sport

Holanda/ Shënoi “hat-trick” ndaj Turqisë dhe barazoi me gola Johan Cruijff, Depay nuk është i kënaqur: Unë hum

8 Shtator 2021, 15:58 Nga DOSJA
Holanda/ Shënoi “hat-trick” ndaj Turqisë dhe barazoi me

HOLANDË-Holanda rigjen buzëqeshjen nën drejtimin e Louis Van Gaal, pasi ka regjistruar një tjetër fitore të pastër 6-1, këtë herë përballë Turqisë, një rival direkt për një vend në Kupën e Botës Katar 2022. Aktualisht tulipanët kryesojnë në Grupin G me 13 pikë, po kaq numëron edhe Norvegjia, ndërsa Turqia mjaftohet me 11, por që nuk është dorëzuar për të arritur maksimumin në këto kualifikuese.

Protagonisti absolut ishte Memphis Depay me tripletën e shënuar gjë që i lejon sulmuesit të ngjitet në listën e golashënuesve më të mirë të përfaqësueses holandeze. Megjithatë holandezi nuk është i kënaqur.

“Të gjithë mund të mendojnë se jam i lumtur, por jo. Natyrisht që jemi të kënaqur, sepse ky është një rezultat i shkëlqyer, i shoqëruar me shumë gola. Megjithatë, shpesh kemi qenë neglizhentë, përfshirë edhe veten time. Unë humba tre topat e parë dhe nuk më pëlqen kjo. Gjithmonë punoj për t’u përmirësuar dhe nuk dua të shoh më një ekip që ka qëndrim sipërfaqësor. Ne të gjithë duhet të ngremë nivelin, duke filluar me veten time”.

Para ndeshjes, sulmuesi i Barcelonës ishte jashtë dhjetë vëndeve të para, ndërsa pas 60 minutash lojtari e pa veten në kuotën e 33 golave duke barazuar Johan Cruijff dhe në të njëjtën kohë shënjestron rekordin e Rudd Van Nistelroyy dhe Fass ëilkes me 35 realizime.Sulmuesi më pas refuzoi çdo lloj krahasimi.

“Nuk mund të krahasohem me Cruijff dhe Sneijder. Ata janë dy lojtarë që kanë shkruar historinë e ekipit kombëtar, dy legjenda. Falë tyre, Hollanda është e njohur në hartën e futbollit europian.Për mua është fantastike të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmojë ekipin të fitojë. Qëllimi im është të arrij sulmuesit më të mirë në histori “.

Shumë larg, por jo e paarritshme: në vendin e tretë është Bergkamp, me 37 gola. Huntelaar në vendin e dytë me 42, ndërsa ndërsa në krye është Van Persie me 50. Me këtë ritëm, podiumi është i arritshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport depay holanda turqia depay holanda turqia

Sondazh

Poll