Sport

“Rrëmujë” në La Liga. RFEF urdhëron që të respektohet kalendari i garës…

8 Shtator 2021, 15:52 Nga DOSJA

SPANJE – Këshilli Superior i Sportit në Spanjë, dje miratoi vendimin për shtyrjen e dy ndeshjeve të fundjavës: Sevilla-Barcelona dhe Villarreal-Alaves, në kuadër të javës së katër të La Ligas. Kjo për shkak, se këto skuadra kishin futbollistë, të cilën ishin në ekipet e tyre kombëtare në Amerikës Latine, që luanin në për botërorin “Katar 2022”.

Por sot, Federta Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka lëshuar një dekleratë, duke kundërshtuar vendimin e CSD, duke kërkuar që ndeshjet në fjalë të zhvillohen sipas kalendarit, pasi shtyrja e tyre do të rrezikonte ngjeshjen e paarsyeshme të kampionatit.

Federata Spanjolle ka mbështetur idenë e La Ligas për vijimin normal të garës, çka nuk ka gjetur mbështetje nga Këshilli Superior i Sportit. RFEF është shprehur se për këtë çështje do të ketë mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s, duke kërcënuar se do ta çonte çështjen në gjykatë, nëse nuk do të zbatohej urdhëri i saj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport federta spanjolle e futbollit (rfef) këshilli superior i sportit sevilla barcelona villareal-alaves federta spanjolle e futbollit (rfef) këshilli superior i sportit sevilla barcelona villareal-alaves

Sondazh

Poll