Aktualitet

Edhe në kulmin e sezonit nuk e heqin këmbën nga gazi! Policia Rrugore kontrolle: Pezulluam 25 patenta

8 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Edhe në kulmin e sezonit nuk e heqin këmbën nga gazi! Policia

KAVAJË- Gjatë një jave, 102 drejtues mjetesh janë gjobitur në Kavajë pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Përkatësisht, në akset rrugore Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës, janë pezulluar 25 patenta sepse shoferët po lëviznin me shpejtësi mbi normat  e lejuara që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h.

Pavarësisht kontrolleve të shumta me donë e radarë numri i shoferëve që gjobiten për shkak të shpejtësisë vijon të mbetet i lartë, ndërsa edhe rastet e thyerjeve të rregullave nga të huajt nuk kanë qenë të pakta. Ndërkohë, 8 të huaj janë gjobitur në Kavajë me vlerën 40 mijë lekë.

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat në mënyrë që të mos bëhen burim aksidenti, për të ruajtur kështu veten dhe të tjerët rreth tyre.


NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Kontrolle me radar në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës. Kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin  në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.

Si rezulatat i kontrollleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h. Gjithashtu janë vendosur 102 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2021, 13:54

Zjarr në Fier, digjen sipërfaqe me ullinj

FIER- Zjarret në Shqipëri po shtohen sërish. Mësohet se një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në një sipërfaqe me ullinj në Levan të Fierit.Zjarri në këtë...