Aktualitet

U mor peng për dy orë në Fier, rregullimi i lavatriçes u bë shkak për rrëmbimin e 25-vjeçarit! Tekniku u thirr për të

8 Shtator 2021, 11:30 Nga DOSJA
U mor peng për dy orë në Fier, rregullimi i lavatriçes u

FIER– Konflikti mes 25-vjeçarit dhe tre personave me origjinë nga Fieri nisi për shkak të rregullimit të lavatriçes. Tre personat rrëmbyen të riun për dy orë, e dhunuan pasi menduan se ishte hajdut.

Vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.

Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë. Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes.

Kur kuptuan se ishte tekniku i lavatriçes e kanë lënë të lirë 25 vjecarin. Policia ka mundur të arrestojë Erjon Agalliu dhe Arben Bletën ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tretë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrembim ne fier rrembim ne fier

Sondazh

Poll