Aktualitet

Dhunë në familje, kultivim të lëndëve narkotike dhe djegie, arrestohet 1 person, në kërkim 1 tjetër 

8 Shtator 2021, 12:32 Nga DOSJA
Dhunë në familje, kultivim të lëndëve narkotike dhe

VLORË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Ksamil për veprën penale “Dhunë në familje”. Bëhet me dije se 51-vjeçari me iniciale A. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër person me iniciale F.H, pasi ka kultivuar kanabis në fshatin Vërmik. Ndërkohë që penalisht është proceduar 37-vjeçari me iniciale K. M, pasi për motive të dobëta ka djegur shtëpinë e tij.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për veprën penale “Dhuna në familje”, e shtetasit A. P., 51 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik, ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka djegur me zjarr banesën e tij, në lagjen “Partizani”, Vlorë. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll