Aktualitet

Priten arrestime të BUJSHME? Kim takon kreun e SPAK, lëshon deklaratën e FORTË: Godisni korrupsionin dhe krimin, pavarësish

8 Shtator 2021, 13:30 Nga DOSJA
Priten arrestime të BUJSHME? Kim takon kreun e SPAK, lëshon

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja. Njoftimin zyrtar për takimin e ka dhënë vetë ambasadorja, duke lëshuar edhe një mesazh të fortë lidhur me korrupsionin.

Kim shkruan se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund t’i përkasë, secili individ. Ndërkohë që gjithashtu ajo ka bërë edhe një bilanc lidhur me punën e bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaçme, duke shtuar në fund edhe “hap pas hapi”.

“Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi,“- shkruan Kim.

POSTIMI I PLOTË:

1/2 I met SPAK Chief @KrajaArben1 to underline ?? expectation that ?? SPAK will prosecute corruption & organized crime – no matter how powerful or rich, no matter which party. With more prosecutors & new NBI investigators, SPAK is delivering more & more results each day.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2021

Së fundmi, SPAK ka zhvilluar disa operacione që kanë goditur edhe zyrtarë të vendit, mos vallë më këtë deklaratë Yuri Kim ka paralajmëruar arrestime të tjera?

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja yuri kim yuri kim takon arben krajen arben kraja yuri kim yuri kim takon arben krajen

Sondazh

Poll