Aktualitet

Po transportonin pllaka dekorative ne mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona në Berat 

8 Shtator 2021, 14:13 Nga DOSJA
Po transportonin pllaka dekorative ne mënyrë të paligjshme,

BERAT- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Berat, pasi u kapën duke transportuar pllaka guri dekorative. Mësohet se personat me iniciale C.Q. 44 vjeç dhe 49-vjeçari me iniciale A.Q, po qarkullonin një kamion me pllaka guri dekorative pa dokumentacion.

Pllakat sipër njoftimit të policisë, pllakat dekorative dyshohet se janë nxjerr në Malin e Tomorit.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast tjetër i paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit. Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore. Procedohen penalisht dy shtetas të cilët po transportonin pllaka guri dekorative.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan.

Shtetasi A.Q, u konstatua në aksin rrugor Çorovodë-Poliçan, me një mjet tip “Kamion”, në pronësi të shtetasit C.Q, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në berat nxoren pllaka dekorative nga mali i tomorit arrestohen dy persona në berat nxoren pllaka dekorative nga mali i tomorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2021, 13:54

Zjarr në Fier, digjen sipërfaqe me ullinj

FIER- Zjarret në Shqipëri po shtohen sërish. Mësohet se një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në një sipërfaqe me ullinj në Levan të Fierit.Zjarri në këtë...