Aktualitet

Artan Hoxha publikon pamjet e 50 serave me kanabis: Janë në Krujë, ruhen nga njerëz të armatosur, kam tentuar të ngre dron

8 Shtator 2021, 11:43 Nga DOSJA
Artan Hoxha publikon pamjet e 50 serave me kanabis: Janë në

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e të paktën 50 serave me kanabis.

I ftuar në edicionin e lajmeve në AbcNews, Hoxha tha se këto sera ndodhedhin në malësinë e Krujës në Arrameras dhe se mbylleshin vetëm gjatë natës që të ruanin temperaturën e tokës, gjë që ndihmonte në pjekjen më të shpejtë të bimës narkotike.

Hoxha shtoi se pronarët e këtyre serave kishin investuar edhe në bllokimin e valëve, pasi kishte tentuar disa herë që të ngrejë dronin por ishte e pamundur.


“Janë 50 sera. Është identike si tek Narcosi. Pamjet janë nga lart. Investim i kushtueshëm. Çdo serë kishte 5 rreshta. Dhe e marrin më shpejt. Çdo serë ka 5 rreshta kanë gjetur vendin dhe kjo zonë është në Krujë. Është zonë pyjore dhe ka pemë halore dhe është në zonën e Krujës. Jam habitur edhe unë. Nuk do gjeje dot rrugën. Është grup kriminal. Kjo është kapur kjo zona këtu dhe është gjetur. Ne këtu na rrëzuan dronin dhe policia ka mundur ta gjejë. Por nuk është bërë publik dhe nuk e di pse. Kjo është sera e hapur. Sera mbyllej gjatë natës për të ruajtur nxehtësinë. Kjo me sera është në Aramerras të Krujës. Ka pasur njerëz të armatosur.

Dukagjini ka qenë problematik. Kelmendi më pak Lek Bibaj. Më poshtë pastaj. Në Skrapar, në Berat, në Përmet, në Gjirokastër në Vlorë.  Janë investime organizatash dhe kanë gjetur kohën që institucionet kanë tolerancë dhe kanë shfrytëzuar këtë me zhvillime në vend. Forcat e policisë janë marrë me zjarre dhe më sirianë. Dhe policët e shkretë do punojnë dhe të kapin këta shikoje çfarë investimesh bëjnë. Dy javët e fundit është koha ku korret. Korrja do të shpejtohej se me qeverinë e re do kishte vështirësi dhe vrulli i pare,”- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha parcela me kanabis ne kruje artan hoxha parcela me kanabis ne kruje

Sondazh

Poll