Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Greqi me 205 gram kokainë dhe 3.600 euro: Nuk do e trafikoja, e kisha për përdorim vetiak

8 Shtator 2021, 13:49 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Greqi me 205 gram kokainë dhe 3.600 euro: Nuk

GREQI- Një shqiptar është arrestuar me 205 gram kokainë në Greqi. Thenewspaper.gr shkruan se 43-vjeçari i arrestuar në Agria do të dërgohet në burgun Korydallos. Gjatë arrestimit të tij në shtëpi gjithashtu ju gjetën edhe 3.600 €.

Shqiptari do të përballet me akuzat e trafikut të drogës, edhe pse sipas dëshmisë së tij, kokaina e sekuestruar nuk është për persona të tjerë, por vetëm për vete pasi është përdorues.

Sekuestrimet:

• dy kuti plastike me 28 pako najloni që përmbajnë sasi të kokainës, peshë totale 205.31 gram,
• sasi pluhuri të bardhë të panjohur (mundësisht për falsifikim të kokainës), peshon 202 gram,
• një peshore,
• shumën prej 3.600 €,
• dy celular telefona
• dy kamera CCTV

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll