Aktualitet

U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë

8 Shtator 2021, 11:39 Nga DOSJA
U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm,

KORÇË– Një tjetër rast me emigrantë të paligjshëm është goditur në vendin tonë. Policia ka mundur të vejë në pranga dy persona të cilat po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.

Dy të rinjtë e arrestyar janë konstatuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në dalje të fshatit Boboshticës duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku KorçëVijon operacioni policor “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm vihen në pranga 2 shtetas.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases A. Z., 25 vjeç dhe A. F., 22 vjeçe, banues në Korçë.Këta shtetas janë konstatuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në dalje të fshatit Boboshticë, Korçë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligshem emigrante te paligshem

Sondazh

Poll