Aktualitet

U ‘dogj’ nga Vettingu! Hidhet shorti, caktohet gjyqtari që do gjykojë çështjen e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

8 Shtator 2021, 13:02 Nga DOSJA
U ‘dogj’ nga Vettingu! Hidhet shorti, caktohet gjyqtari që do

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin për çështjen në ngarkim për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Sipas shortit është vendosur që çështja ndaj Dedes të gjykohet nga Erjon Bani.

Dedja me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive , interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikes ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 o Kodit Penal.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim dedja bashkim dedja

Sondazh

Poll