Aktualitet

Fotot dhe VIDEO/ Pse hesht kryebashkiaku i Krujës për plehrat që digjen në zonën e mbrojtur

8 Shtator 2021, 12:45 Nga DOSJA
Fotot dhe VIDEO/ Pse hesht kryebashkiaku i Krujës për plehrat që

Një mal me mbetje urbane gjendet në një nga vendet më të bukura të Krujës. Është fshati Halil, që për bukuritë natyrore dhe historinë që mbart është përfshirë në projektin e “100 fshatrave turistike”. Por natyra është shkatërruar pasi prej vitesh kjo zonë përdoret si landfill dhe depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.

Ky vendgrumbullim i paligjshëm funksion prej vitit 2002 dhe Bashkia e Krujës nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur katastrofën ekologjike. Fusha e mbetjeve është fare pranë liqenit Zagraces, duke shkaktuar edhe ndotjen e ujit që përdoret për vaditje nga banorët e fshatit Halil.

Bashkia e Krujës përdor dy landfille të paligjshme, më i madhi në fshatin Halil ku depozitohen çdo vit 11 mijë ton mbeturina urbane dhe i dyti pranë ekosistemit natyror të Krastë-Verjon, ku depozitohen çdo vit mbi 5 mijë ton mbetje urbane.

Ndotja që shkaktohet është e madhe, herë pas here plehrave u vihet flaka dhe reja e tymit toksik shkon deri në Mamurras. Banorët e këtyre zonave janë ankuar disa herë, po kështu problematika është tradhtuar herë pas here në media, por kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi duket se nuk shqetësohet për gangrenën e plehrave.

Fshati Halil shtrihet pranë Zgerdheshit, mbi një kodër në jug të rrugës automobilistike që lidh Krujën me Fushë-Krujën. Monumenti më i rëndësishëm është Kështjella e Albanopolisit një ndër dëshmitë historike më të rëndësishme të periudhës së antikitetit.

Marre nga GazetaShqip

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur bushi mbetjet ne kruje artur bushi mbetjet ne kruje

Sondazh

Poll