Aktualitet

Lot dhe lule! Zhvillohen homazhet në Teatrin ‘Migjeni’ për Paulin Prekën, djali i tij: Ka vuajtur shumë, kishte nevojë

8 Shtator 2021, 11:09 Nga DOSJA
Lot dhe lule! Zhvillohen homazhet në Teatrin ‘Migjeni’ për

SHKODËR– Trupi i pajetë i aktorit të ndjerë Paulin Preka mbërriti ditën e sotme në Shkodër. Homazhet e fundit për Prekën po mbahen në teatrin e qytetit ‘Migjeni’. Të afërmit, familjarë, miq dhe kolegë shihen të përlotur nga vdekja e aktorit të mirënjohur. Zyliha Miloti dhe emra të tjerë të mëdhenj të humorit, kolegë të Paulin Prekës janë parë të përloten për këtë humbje të madhe për qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë.

Djali i tij, Sokol Preka falënderoi të gjithë artistët, të cilët i kanë qëndruar pranë babait gjatë gjithë jetës artistike.

Ka qenë një periudhë që ka vuajtur në Itali, e dimë të gjithë sa e vuajtshme është. Babai ka vuajtur shumë, por ne kishim edhe detyrën si fëmijë që ta mbanim afër. Ai kishte nevojë për afërsinë tonë, por kishte nevojë për publikun, për kolegët, për Teatrin dhe për aktivitetin që ka bërë gjithë jetën. Nëse babai ka arritur këtë fuqi artistike në jetë, është e padiskutueshme që e ka arritur nga kolegët e tij.’- është shprehur ai.

Aktori i njohur i humorit shënon me dhjetra role në estradën e Shkodrës, por rolin më të spikatur ka atë të brigadierit në filmin “Çifti i lumtur”, ku luan krah Bep Shirokës dhe Tinka Kurtit. Preka është nderuar me titullin “Artist i merituar”. Për rreth 9 vjet që punoi si aktor drame, Paulin Preka interpretoi në disa role kryesore, ndër të cilët mund të veçojmë dramatizimin e romanit “Këneta.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes paulin preka  vdes paulin preka 

Sondazh

Poll