Sport

31 Gusht 2021, 18:02 Nga DOSJA

ANGLI-Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi anglez dhe Juventus dolën me njoftim zyrtar për këtë transferim sensacional të kësaj merkatoje verore. Rikthimi te klubi ku Ronaldo spikati si ndër më të mirët në botë në periudhën 2003-2009 ka marrë bekimin e Pele-s.

Legjenda braziliane komentoi në postimin që Cristiano Ronaldo i kushton rikthimit të tij në Manchester: “Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të pushtosh botën dhe të kthehesh në shtëpi. Ji gjithmonë i lumtur, Cristiano”. Natyrisht, komenti i Peles nuk trajtohet nga Cristiano si komenti i ndonjë tifozi. Me gjithë respektin e duhur, futbollisti portugez gjeti kohën për t’iu përgjigjur Pele-s. ”

“Është gjithmonë shumë mirë të kthehesh në një shtëpi ku tashmë kemi qenë të lumtur. Faleminderit për mbështetjen tuaj, Pele”. Ishte koment i Ronaldos.

 

? Pelé to Ronaldo on Instagram: “There is no better feeling than conquering the world and returning home. Always be happy, Cristiano. ??” [IG: cristiano] pic.twitter.com/NYgg0ANS0K

— UtdDistrict (@UtdDistrict) August 31, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport pele ronaldo pele ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 31 Gusht 2021, 17:43

SHKODER – Ka mbërritur në Shqipëri, në orët e pasdites të së martës, skuadra Juventusit të femrave, që do të luajë ditën e mërkurë përballë Vllaznisë në “Loro B...