Sport

Tha se ishte i dëmtuar, por luajti 90 minuta, Ivan Balliu tregon pse refuzoi Shqipërinë: Trupit tim i duhet kohë që…

31 Gusht 2021, 17:41 Nga DOSJA
Tha se ishte i dëmtuar, por luajti 90 minuta, Ivan Balliu tregon pse

SHQIPËRI– Ivan Balliu është mungesa e madhe e Shqipërisë në tri ndeshjet e shtatorit që kuqezinjtë do të luajnë për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”. Mbrojtësi që aktivizohet në Spanjë me Rayo Vallecanon u shpreh se nuk do të jetë pjesë skuadrës për shkak se është i dëmtuar.

Në fundjavë lojtari luajti për 90 minuta në takimin ndaj Granada-s dhe kjo ngriti shumë pikëpyetje në stafin e Edy Rejas.Por, vetë Balliu ka thyer heshtjen duke reaguar mbi këtë fakt. Mbrojtësi me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ ka konfirmuar se është i dëmtuar dhe kurrë nuk do ta refuzonte Kombëtaren shqiptare.

’Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë, siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por trupit tim i duhet kohë që të rigjenerohet në mënyrë që të parandalojë më keq.

Unë jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe ta përfaqësoj tokën e rrënjët e mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri! Me respekt Ivan Balliu!’’, shkroi mbrojtësi.

 

?? pic.twitter.com/nItDT6jp13

— Ivan Balliu Campeny (@ivan_balliu) August 31, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ivan balliu shqiperia ivan balliu shqiperia

Sondazh

Poll