Sport

“Presim një rezultat që…”, Lorik Cana zbulon Shqipërinë për gazetën polake, ish-kapiteni kujton të shkuarën: Më t

31 Gusht 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Presim një rezultat që…”, Lorik Cana zbulon

POLONI– Më datë 2 shtator Shqipëria rini kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”. Më datë 2 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Polonisë, një kundërshtar i të të gjithë respektit dhe madje pretendent në Grupin I. Në prag të ndeshjes ka folur Lorik Cana.

Ish-kapiteni i cili numëron 84 paraqitje me fanellën e Shqipërisë është intervistuar nga gazeta polake “Przeglad”, Lorik Cana ka kujtuar të shkuarën, thirrjen nga Franca dhe lidhjen që të jep fanella e Kombëtares.

POLONIA-Do të jetë ndeshje shumë e veshtirë per ne në Poloni, por në shtëpi ne mund të presim një rezultat që do të jetë surprizues.

SULMI-Kemi lojtarë interesant si Rei Manaj nga Barcelona. Në rregull, e kuptoj qe ka lozur në ekipin e dytë por ka qenë edhe pjesë e ekipit të parë. Ernest Muci? Talent i rritur në Shqipëri edhe tani luan ne nje ekip te madh si Legia, ka shënuar gola mahnitës.

FRANCA-Ne kemi vuajtur për shkak të luftës. Për ne, këto ndeshje ishin një mënyrë për të demonstruar përkatësinë tonë kombëtare. Ne jemi shqiptarë dhe duam të luajmë për Shqipërinë.Unë nuk mund të luaja për Zvicrën sepse nuk kisha pasaportë zvicerane, por u thirra në ekipin e të rinjve francezë. Përveçse që kur isha 10-12 vjeç, doja të përfaqësoja Shqipërinë. E dija që nëse ishte e mundur, nuk kishte asgjë për të menduar.

SHQIPËRIA-Isha me fat që kur fillova në ekipin kombëtar, kombëtarja jonë shkoi përtej futbollit. Ishte një simbol i Shqipërisë, lidhja e të gjithëve ne, përfshirë emigrantët nga vende të ndryshme. Ishte një punë e madhe për ne të shihnim flamurin shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të na bashkonte

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cana polonia cana polonia

Sondazh

Poll