Sport

Lewandowski në kërkim të hapësirave në gardhin kuqezi: “Do të jetë e vështirë”

31 Gusht 2021, 14:30 Nga DOSJA
Lewandowski në kërkim të hapësirave në gardhin kuqezi:

POLONI – Edhe pse në tërësi skuadra përfaqësuese e Polonisë është e një niveli më të lartë se ne, të gjithë sytë dhe vëmendja është te sulmuesi i tyre dhe i Bayernit të Munich,  Robert Lewandowski.

Në një deklaratë të fundit të tij, ylli polak lavdëroi mbrojtjen e Kombëtares tonë, duke u shprehur se nuk do të kenë hapësira në sulm.

“Janë shumë ndeshje të rëndësishme për ne përpara, nëse duam të avancojmë duhet të grumbullojmë pikë. Ne nuk mund të kualifikohemi pa kaluar këto ndeshje më parë, ndeshja e radhës është me Shqipërinë.

Duhet të jemi të qetë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, duhet të luajmë topin shpejt. Nuk do të kemi shumë hapësira në fazën e sulmit. Duhet të kërkojmë për mundësi, për zona të lira. Gjithçka do të varet nga lëvizjet pa top dhe kërkimi i hapësirave të lira”,- u shpreh Levandovski.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll