Sport

“Blerja” më e fundit e kuqezinjve, Nedim Bajrami, do të mungojë ndaj Polonisë

31 Gusht 2021, 16:19 Nga DOSJA
“Blerja” më e fundit e kuqezinjve, Nedim Bajrami, do të

POLONI – Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Varshavë në kuadër të duelit kualifikues për Kupën e Botës kundër Polonisë. Trajneri Edy Reja kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, teksa mori pjesë në këtë seancë edhe i mbërrituri i fundit, mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.

Ndërkohë Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës që në ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbrritur tek Empoli vetëm dje, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në CAS ishte ende i hapur.

Në këtë mënyrë me të gjitha gjasat fantazisti 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve në Shqipëri dhe do të bëjë debutimin e tij në takimin ndaj Hungarisë në Elbasan.

Trajneri Edy Reja zhvilloi një seancë stërvitore të përqëndruar te pjesa tekniko-taktike për t’i pasur sa më të qarta idetë e tij në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë këtë të enjte në orën 20:45.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll