Sport

Agjenti i Lautaros: “Rinovimi e bëri atë të lumtur, ai gjithmonë donte vetëm Interin”

31 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA
Agjenti i Lautaros: “Rinovimi e bëri atë të lumtur, ai

ITALI – Me një bilanc aktiv prej rreth 120 milionë eurosh, me një ulje të pagave që i afrohet 25 milionëve, “bilanci” i klubit nga administratori Marotta dhe Antonello (largimet e Lukakut dhe Hakimit, u balancuan nga ardhjet e Dumfries, Calhanoglu, Correa dhe Dzeko), bënë të mundur krijimin e burimeve financiare për rinovime shumë të rëndësishme për Interin.

Pas asaj të Bastonit (mbërritur në fund të sezonit të kaluar), marrëveshja më e rëndësishme është sigurisht ajo me Lautaro Martinez, e cila do të komunikohet zyrtarisht me mbylljen e tregut veror. Alejandro Camaño, agjenti i sulmuesit argjentinas, i intervistuar ekskluzivisht për “FCInterNews” ka deklaruar:

“Së bashku, e kemi bërë Lautaron dhe familjen e tij të lumtur, ai gjithmonë ka dashur të qëndrojë te zikaltrit”. Fjalë të qarta mbi rinovimin e kontratës së lojtarit, që do të jetë simboli i zikaltërve sezonet e ardhshme, sulmuesi, për të cilin Interi i ka thënë “jo” këtë verë 70/80 milionë të propozuara nga Anglia.

Pas Lautaros, do të jetë radha e dy lojtarëve të tjerë të mëdhenj të zikaltërve: Marcelo Brozovic (kontrata përfundon në qershor 2022) dhe Nicolo Barella (e lidhur me Interin deri në 2024). Të tre operacionet (me rregullimet e pagave të përcaktuara në mënyrë të përafërt) do t’i kushtojnë klubit një total prej 30 milionë në vit: investime të mundshme nga drejtuesit e Interit, për të siguruar vazhdimësinë dhe konkurrencën për klubin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agjenti i sulmuesit argjentinas alejandro camano ardhjet e dumfries barella brozovic calhanoglu correa dhe dzeko largimet e lukakut dhe hakimit lautaro martinez agjenti i sulmuesit argjentinas alejandro camano ardhjet e dumfries barella brozovic calhanoglu correa dhe dzeko largimet e lukakut dhe hakimit lautaro martinez

Sondazh

Poll