Sport

Arjola Trimi, “e arta” e notit italian, sportistja shqiptare fiton medalje në lojërat paraolimpike të Tokios

31 Gusht 2021, 15:52 Nga DOSJA
Arjola Trimi, “e arta” e notit italian, sportistja shqiptare fiton

TOKIO-Në Tokio është duke u zhvilluar Olimpiada paraolimpike për sportistët me aftësi të kufizuara. Arjola Trimi, notarja shqiptare që garon për Italinë ia ka dalë të fitojë dy medalje të artë në disiplinën e notit. Shqiptarja fitoi medaljen e parë të artë ditën e dielë në 50 metra shpisë në klasën S3, ndërsa ditën e martë fitoi medaljen e dytë në 100 metra stil i lirë, një garë e dominuar prej saj duke lëë pas amerikanen Leanne Smith dhe rusen Iuliia Shishova.

34-vjeçarja ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. Debutimi i Arjola Trimit daton në vitin 2012, kur ajo arriti rezultate të shkëlqyera në garat e saj të para. Vitin tjetër vjen shkon me Italinë në kampionatin Botëror në Montreal dhe fitoi podiumet e parë prestigjiozë me 2 medalje argjendi dhe 2 bronzi.

Në vitin 2014, gjatë Kampionatit Europian në Eindhoven,fitoi një tjetër argjend dhe 3 ari. Më pas, në 2015, ajo fitoi një medalje argjendi dhe një bronzi në kampionatin Botëror në Glasgow.Në Kampionatin Europian në Funchal në Portugali shqiptarja ia doli të fitonte një ar, 2 argjend dhe një bronz. Në përgjithësi, në nivel evropian, ajo është kurorëzuar 13 herë. Në 2016 Arjola Trimi gjithashtu mori pjesë në Lojërat Paraolimpike në Rio de Janeiro dhe fitoi medaljen e argjendtë. Me pak fjalë, një palmares për t’u pasur zili.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arjola trimi itali tokio arjola trimi itali tokio

Sondazh

Poll