Sport

Përralla e Junior Messias/ Dikur punonte postier dhe nuk kishte para, sot firmos me Milanin dhe do të luajë në Champions Lea

31 Gusht 2021, 17:12 Nga DOSJA
Përralla e Junior Messias/ Dikur punonte postier dhe nuk kishte para, sot

ITALI-Fabula në futboll është një term që abuzohet dhe shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sidoqoftë, ky nuk është rasti me Junior Messias i cili do të veshë fanellën e Milanit dhe do të luajë në Champions League kur deri para disa vitesh ai kërkonte thjesht të luante në futbollin profesionist.

Në vitin 2015, ish trajneri i Torinos, Ezio Rossi do të shprehej. “E spikata talentin e tij, por ai nuk besonte më.Në Fossano ata i ofruan një pagë shumë të ulët, ai preferoi të vazhdonte të ishte një postier sepse duhej të mendonte për familjen e tij “.

Sapo mbërriti në Itali, Junior Messias në vitin 2013 filloi të luante në kampionatin amator UISP me një ekip peruanianësh. Një hobi në fakt duke pasur parasysh se puna kryesore në Itali ishte pikërisht ajo e një djali që dërgonte me postë pajisje shtëpiake.

Në Casale në Eccellenza Messias shënoi 20 gola në debutimin e tij, duke fituar kampionatin, duke kaluar nga Chieri dhe Gozzano në Serie D pasi nuk ishte në gjendje të transferohej drejtpërdrejt në Serie B te Pro Vercelli për shkak të pasaportës jo europiane. Rritja, megjithatë, kishte filluar dhe lojtari u thirr për të luajtur me Crotonen që arriti promocionin, duke luajtur si protagonist.Tani Milan, San Siro dhe Champions League…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport crotone messias milan crotone messias milan

Sondazh

Poll