Sport

31 Gusht 2021, 17:43 Nga DOSJA

SHKODER – Ka mbërritur në Shqipëri, në orët e pasdites të së martës, skuadra Juventusit të femrave, që do të luajë ditën e mërkurë përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Edhe pse në pamje të parë duket një diferencë e madhe mes skuadrave, kjo edhe për faktin e emrit që mbart skuadra italiane, por trajneri Montemurrë përpiqet të frenojë entuziazmin.

“Vllaznia është një skuadër që duhet respektuar, ato janë kampionet e Shqipërisë nuk duhet t’i nënvleftësojmë dhe besoj do të jetë një ndeshje e bukur. I njohim kundërshtaret tona sepse i kemi parë në video, mund të them që janë ekip kompakt, me elementë shumë të mirë. E përsëris nuk duhet t’i nënvleftësojmë.”

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Juventusit është e vlefshme për raundin e fundit përpara kalimit për në fazën e grupeve të Champions League. Vajzat shkodrane i pret një kundërshtar, që në 5 vitet e fundit është shpallur kampione e Seria A, por gjithsesi vajzat e Vllaznisë duken të motivuara për një rezultat pozitiv. Ndeshja mes vajzave të Vllaznisë dhe Juventusit, do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, të mërkurën, në orën 19:00.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league juventusit të femrave në orën 19:00 të mërkurën vajzat e vllaznisë vllaznise champions league juventusit të femrave në orën 19:00 të mërkurën vajzat e vllaznisë vllaznise

Sondazh

Poll