Sport

Nuk udhëton drejt Uruguajit, dëmtimi në gju pengon Suarezin…

31 Gusht 2021, 05:20 Nga DOSJA
Nuk udhëton drejt Uruguajit, dëmtimi në gju pengon

SPANJE – Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, i cili shënoi në ndeshjen e së dielës ndaj Villarreal (2-2) për javën e tretë në La Liga, është dëmtuar dhe vuan nga një “edema e moderuar” në gjurin e majtë, ndaj nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes të Uruguajit për ndeshjet kualifikuese në fillim të shtatorit për kupën e botës “Katar 2022”.

Klubi i tij Atletico Madrid, e njoftuar këtë në një deklaratë për shtyp. “Stafi mjekësor i Atletico Madrid ka kryer ekzaminimet mjekësore të Luis Suarez në klinikën universitare Navarra (Madrid), i cili u largua nga fusha e lojës gjatë ndeshjes ndaj Villarreal për shkak të dhimbjeve. Rezonanca manjetike ka zbuluar një edemë të moderuar në sipërfaqen e pasme të gjurit të majtë”,– thuhet në deklaratën nga Atletico.

Prandaj Suarez nuk do të jetë në gjendje të luajë në Uruguaj për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, takimet e para ndërkombëtare të sezonit: “Celestët” do të përballet me Perunë (të premten), Bolivinë (6 shtator) dhe Ekuadorin (10 shtator).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid bolivinë (6 shtator) dhe ekuadorin (10 shtator). do të përballet me perunë (të premten) katar 2022 luis suarez atletico madrid bolivinë (6 shtator) dhe ekuadorin (10 shtator). do të përballet me perunë (të premten) katar 2022 luis suarez

Sondazh

Poll