Sport

Bayern Munich zyrtarizon lëvizjen e Sabitzer, erdhi nga Leipzigu…

30 Gusht 2021, 18:38 Nga DOSJA

GJERMANI – Tani është zyrtare. Marcel Sabitzer ka kaluar te FC Bayern. Saga e transferimit të tij ka marrë fund. Austriaku i ka dhënë lamtumirën RB Leipzigut. Lajmi është bërë i ditur këtë të hënë nga të dy klubet.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025. Tarifa duhet të jetë rreth 15 milionë euro. Te Bayern Munich, Sabitzerit i jepet fanella me numrin 18.

“Marcel Sabitzer ka gjithçka që i duhet një lojtari për FC Bayern. Atij nuk do t’i duhet shumë kohë për t’u mësuar, sepse ai tashmë është shumë i njohur me filozofinë e trajnerit tonë Julian Nagelsmann,”- tha Oliver Kahn, administratori i FC Bayern.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport administratori i fc bayern bayern munich lamtumirën rb leipzigut marcel sabitzer oliver kahn administratori i fc bayern bayern munich lamtumirën rb leipzigut marcel sabitzer oliver kahn

Sondazh

Poll