CAS i dha të drejtë Bajramit të luante me Shqipërinë, futbollisti reagon me një mesazh emocionues: Betohem që do jap zemr
30 Gusht 2021, 20:17Nga DOSJA
SHQIPËRI-Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Futbollisti i Empolit ka dashur të festojë këtë ditë të shënuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen e njëkohësisht ka premtuar se do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi.
POSTIMI I NEDIM BAJRAMIT “Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!
Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.
Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!
Shihemi së shpejti!”, shkruante Bajrami i cili pret lejen nga Empoli që t’i bashkohet Shqipërisë në grumbullimin në Poloni.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POLONI-Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën një seancë stërvitore në Varshavë në kuadër të ndeshjes ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator. Seanca u zhvillu...
PARAGUAJI-Shumë shpesh kohët e fundit fusha e futbollit përdoret gjithashtu për romanca të veçanta. Jo shumë kohë më parë ishte lojtari i Atletico Madrid...
ANGLI-Me shumë vështirësi Manchester United mori fitoren e dytë sezonale në javën e 3-të të Premier League.Një gol i Mason Greenwood në minutën e 81-të krijoi s...
GJERMANI – Tani është zyrtare. Marcel Sabitzer ka kaluar te FC Bayern. Saga e transferimit të tij ka marrë fund. Austriaku i ka dhënë lamtumirën RB Leipzigut. L...
FRANCË-Në minutën e 66′ të ndeshjes Reims-PSG, e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1, Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e PSG-s...
ITALI – Gjithçka ka përfunduar dhe është zyrtarizuar. Dy vjet pas përvojës së tij të pare te kuqezinjtë, Tiémoué Bakayoko kthehet për të veshur fanellën ...
ITALI-Emri i tij është Mohamed Ihattaren, është një talent maroken me kombësi holandeze dhe luan për PSV Eindhoven. Aktualisht 19-vjeçari nuk po aktivizo...
ITALI-Milan dhe Bordeaux kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Yacine Adli te kuqezinjtë: operacioni pritet të mbyllet për 10 milionë euro.Mesfushori ...
POLONI-Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për elimin...