Sport

Messi “mbret” edhe në TV: debutimi i tij me PSG bëhet ndeshja më e shikuar në historinë e Ligue 1

30 Gusht 2021, 18:26 Nga DOSJA
Messi “mbret” edhe në TV: debutimi i tij me PSG bëhet

FRANCË-Në minutën e 66′ të ndeshjes Reims-PSG, e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1, Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e PSG-së. Pak minuta, prekje sporadike, por kjo ishte e mjaftueshme për të ndezur entuziazmin e jashtëzakonshëm të shumë tifozëve, jo vetëm të PSG -së, por të të gjithë kampionatit francez duke u bërë ndeshja më e shikuar në historinë e Ligue 1.

Një debutim i pritshëm, me të vërtetë i shumëpritur, dhe kjo demonstrohet jo vetëm nga ndikimi mediatik i ndeshjes midis Reims dhe PSG, por gjithashtu dhe mbi të gjitha nga numrat e tifozëve që ndoqën takimin në televizor. Siç raporton L’Equipe, në fakt është bërë ndeshja më e ndjekur në të gjithë historinë e Ligue 1,me rreth 10.5 milionë spektatorë që ishin “ngulur” në televizor duke pritur që Messi të hyjë në fushë.

Rekordi i audiencës televizive për një ndeshje të Ligue 1 megjithatë është i destinuar të thyhet shpejt, pa marrë parasysh sa njerëz do të jenë të ngjitur në ekranet për ndeshjet e ardhshme të PSG.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll