Sport

VIDEO/ “Ajo tha po”, trajneri i bën propozimin special për martesë partneres, futbollistët e ndihmojnë me dedik

30 Gusht 2021, 20:00 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ajo tha po”, trajneri i bën propozimin special për

PARAGUAJI-Shumë shpesh kohët e fundit fusha e futbollit përdoret gjithashtu për romanca të veçanta. Jo shumë kohë më parë ishte lojtari i Atletico Madrid, Llorente ai që i kërkoi dorën partneres në Wanda Metropolitano. Një situatë e tillë ka ndodhur ditën e dielë në Paraguaji. Trajneri i River Plate Asuncion, Celso Rafael Ayala Gavilan i ka bërë një propozim për martesë të fejuarës së tij Lilit.

 

MOMENTO ROMÁNTICO
En los Jardines del Kelito, en la previa al choque con Guaraní, el entrenador del equipo de la banda roja, Celso Rafael Ayala, con el apoyo de sus dirigidos, aprovechó para pedirle matrimonio a su pareja, regalando un emotivo momento antes de que ruede el balón. pic.twitter.com/9LTlmiOBa6

— Tigo Sports (@TigoSportsPY) August 29, 2021

Ai u ndihmua nga lojtarët e tij, të cilët mbanin pankarta ku shkruhej “Lili martohu me mua”, pastaj u gjunjëzua dhe i tregoi unazën. Emocion i madh dhe përgjigje pozitive, në një moment të paharrueshëm për çiftin.Por atëherë ishte koha për të luajtur ndeshjen e kampionatit, dhe atje gjërat u përkeqësuan shumë …

Pas emocioneve të propozimit për martesë, kaluam në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit. Dhe aty filluan dhimbjet. Po, sepse River Plate pësoi një humbje të rëndë me shifrat 1-5 ndaj Guaranit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport paraguaji river plate asuncion paraguaji river plate asuncion

Sondazh

Poll