Muçi stërvitet veçmas, pritet Kumbulla/ Shqipëria “nxeh muskujt” në shiun e dendur në Varshavë
30 Gusht 2021, 20:06Nga DOSJA
POLONI-Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën një seancë stërvitore në Varshavë në kuadër të ndeshjes ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator. Seanca u zhvillua në stadiumin e skuadrës së Polonia të Varshavës dhe në të morën pjesë thuajse të gjithë lojtarët me përjashtim të Marash Kumbullës, i cili bashkohet në mbrëmje me grupin.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se i gjithë programi stërvitor u zhvillua në reshjet e vazhdueshme të shiut, ndërkohë që lojtarët u impenjuan në ushtrime taktike, duke provuar vendosje të ndryshme në fushë. Me ekipin është bashkuar sot edhe debutuesi Ernest Muçi, i cili ka qenë i impenjuar me klubin e Legias së Varshavës në transfertë të dielën mbrëma. Për këtë arsye Muçi është stërvitur veçmas me përgatitësit atletikë për një pjesë të seancës.
Situata është e qetë dhe grupi është në gjendje të mirë, pasi nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Kuqezinjtë do të vijojnë sipas programit stërvitor edhe ditën e martë, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore një ditë para sfidës me polakët.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PARAGUAJI-Shumë shpesh kohët e fundit fusha e futbollit përdoret gjithashtu për romanca të veçanta. Jo shumë kohë më parë ishte lojtari i Atletico Madrid...
ANGLI-Me shumë vështirësi Manchester United mori fitoren e dytë sezonale në javën e 3-të të Premier League.Një gol i Mason Greenwood në minutën e 81-të krijoi s...
GJERMANI – Tani është zyrtare. Marcel Sabitzer ka kaluar te FC Bayern. Saga e transferimit të tij ka marrë fund. Austriaku i ka dhënë lamtumirën RB Leipzigut. L...
FRANCË-Në minutën e 66′ të ndeshjes Reims-PSG, e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1, Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e PSG-s...
ITALI – Gjithçka ka përfunduar dhe është zyrtarizuar. Dy vjet pas përvojës së tij të pare te kuqezinjtë, Tiémoué Bakayoko kthehet për të veshur fanellën ...
ITALI-Emri i tij është Mohamed Ihattaren, është një talent maroken me kombësi holandeze dhe luan për PSV Eindhoven. Aktualisht 19-vjeçari nuk po aktivizo...
ITALI-Milan dhe Bordeaux kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Yacine Adli te kuqezinjtë: operacioni pritet të mbyllet për 10 milionë euro.Mesfushori ...
POLONI-Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për elimin...
POLONI-Në mesfushën kuqezi rikthehet Klaus Gjasula, i cili në prononcimin e tij përpara mediave shprehet se është gjithmonë gati për Kombëtaren. Gjasula theksoi...