Sport

Goditja tjetër zyrtare e Milanit: mesfushori transalpin Bakayoko vishet kuqezi

30 Gusht 2021, 17:58 Nga DOSJA

ITALI – Gjithçka ka përfunduar dhe është zyrtarizuar. Dy vjet pas përvojës së tij të pare te kuqezinjtë, Tiémoué Bakayoko kthehet për të veshur fanellën e Milanit. Mesfushori transalpin, i cili iu nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme mjekësore të dielën në mëngjes, ka nënshkruar kontratën që e lidh atë me klubin milanez.

Statusi zyrtar u dha nga faqja e internetit Ligës së Serie A dhe, më vonë, gjithashtu edhe nga Chelsea dhe Milani vetë. Ndërkohë, kanë dale edhe detajet mbi natyrën e transferimit të francezit: operacioni u mbyll në një hua dyvjeçare, me të drejtën e blerjes, e cila bëhet një detyrim me shfaqjen e kushteve të caktuara, siç shprehen lombardët.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë, se në një bazë të kontrate të përkohshme dyvjeçare me mundësi të blerjes përfundimtare, e cila bëhet e detyrueshme në kushte të caktuara, të bëjë të sajat drejtat sportive të mesfushorit Tiémoué Bakayoko të Chelsea FC.”

Për Bakayoko është një rikthim te skuadra kuqezi, pasi francezi e kishte veshur fanellën e ‘Djallit’ edhe në sezonin 2018/2019: me të cilën ai zhvilloi 42 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport igës së serie a nga chelsea dhe milani tiemoué bakayoko igës së serie a nga chelsea dhe milani tiemoué bakayoko

Sondazh

Poll