Sport

Real Madrid përgatit goditjen: Camavinga një hap larg nga “los blancos”

31 Gusht 2021, 05:15 Nga DOSJA
Real Madrid përgatit goditjen: Camavinga një hap larg nga “los

SPANJE – Eduardo Camavinga është goditja befasuese e Real Madridit, disa orë para mbylljes së merkatos verore të transferimeve. “Goal.com” mund të konfirmojë se klubi i Rennes dhe agjentët e lojtarit janë në negociata të avancuara, për të arritur marrëveshjen përfundimtare me vlerë rreth 30 milionë euro.

“Operacioni” ishte rrufe dhe u ndërmorr në orët e fundit, duke pasur parasysh pamundësinë e Real Madridit, për të gjetur një kanal pozitiv me PSG për Mbappe. Duke pasur parasysh blerjen e vetme të Alaba, e cila arriti me parametra zero, “los blancos” patën mundësinë ekonomike për të forcuar skuadrën me Camavinga.

Nga “Santiago Bernabeu” ata iu drejtuan një futbollisti, që nuk e kanë humbur kurrë nga sytë, të riut Camavinga me një çmim shumë të reduktuar për shkak të kontratës, që skadon në vitin 2022. Një goditje elitare, duke marrë parasysh cilësinë dhe perspektivën e 18-vjeçarit, ndaj dhe 30 milionë menjëherë janë vënë në pjatë për të.

“Canal + France” gjithashtu siguron që francezi i ri tani po kalon ekzaminime mjekësore të planifikuara te Real Madridi: tregu i transferimeve të La Liga spanjolle do të mbyllet në mesnatën e 1 shtatorit, katër orë pas mbylljes së sesionit veror italian.

Që kur ishte 16 vjeç, Camavinha ka treguar cilësitë e tij në fanellën e Rennes: në 2019/2020 ai gjeti vazhdimësinë si titullar, edhe pse i ri në moshë, duke fituar thirrjen në ekipin kombëtar francez të Deschamps.

Fituesi i Kupës së Francës me Rennes në 2019 luan si mesfushor dhe në gjysmë krah. Në rast të një blerje zyrtare nga Real Madiridi të martën, Camavinga do të rivalizojë me Casemiron, por edhe me Kroos dhe Modric.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “canal + france” eduardo camavinga klubi i rennes kombëtar francez të deschamps real madridit rreth 30 milionë euro “canal + france” eduardo camavinga klubi i rennes kombëtar francez të deschamps real madridit rreth 30 milionë euro

Sondazh

Poll