Sport

U pre në “BESË” nga lojtari serb, Igli Tare nervoz me sjelljen e tij dhe klubit gjerman: Tani më thojnë që nuk

30 Gusht 2021, 20:38 Nga DOSJA
U pre në “BESË” nga lojtari serb, Igli Tare nervoz me

GJERMANI-Emri i Filip Kostic është kthyer në kaos total. Pas negociatave intensive u duk se Eintracht Frankfurt i kishte dhënë dritën jeshile 28-vjeçarit serb për të kaluar te Lazio, por gazeta Bild u detyrua të mohonte lajmin, duke sqaruar se ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve.

Drejtori i Lazios, Igli Tare, duke folur për mikrofonat e gazetës gjermane, u shfaq mjaft i zhgënjyer nga një negociatë që dukej e përfunduar, por tani është sfumuar. “Unë u befasova që tani, sidomos nga sjellja e Frankfurtit, tani thojnë se Kostic nuk është në merkato dhe se nuk bëhet fjalë për çmimin.Deri vonë, situata më dukej ndryshe …”.

Kostic, i cili donte të transferohej në Romë me çdo kusht, dukej se do të vihej në dispozicion të Sarrit dhe do të nënshkruante një kontratë 4-vjeçare me vlerë 2.5 milion euro në sezon. Lazio ishte gati të paguante 15 milionë euro plus tre bonuse në arkën e klubit gjerman.”Nuk mora përshtypjen, nga bisedimet që bëmë me klubin se Kostic nuk donte të largohej nga skuadra gjermane. Ne, si Lazio, ishim të gatshëm të negocionim për çmimin, por nuk arritëm në asnjë konkluzion”, përfundon Tare.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport igli tare kostic lazio igli tare kostic lazio

Sondazh

Poll