Sport

Në Holandë konsiderohet Depay i ri, Juventus transferon falas talentin nga PSV

30 Gusht 2021, 17:47 Nga DOSJA
Në Holandë konsiderohet Depay i ri, Juventus transferon falas talentin

ITALI-Emri i tij është Mohamed Ihattaren, është një talent maroken me kombësi holandeze dhe luan për PSV Eindhoven. Aktualisht 19-vjeçari nuk po aktivizohet me klubin holandez sepse kontrata e tij skadon këto muaj dhe mosdëshira për të rinovuar e ka bërë që klubi ta nxjerrë jashtë skaudrës.

Mësohet se lojtari ka firmosur me skuadrën e Juventusit, megjithatë skuadra torineze ka menduar që të shkojë në huazim te Sampdoria. Një vendim i marrë pikërisht për t’i dhënë atij mundësinë për të treguar talentin e tij në futbollin italian.

Në vitin 2019 ai u përfshi nga UEFA në renditjen e 50 të rinjve më premtues në Europë dhe, pavarësisht moshës së tij, ai ka zhvilluar 56 ndeshje në elitën e futbollin holandez. Ai krahasohet me Depay për karakteristikat e tij teknike që i lejojnë të veprojë në të gjithë frontin ofensiv, falë një teknike dhe një shpejtësie të jashtëzakonshme dhe një fiziku të rëndësishëm (183 centimetra dhe 76 kilogramë).

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus mohamed ihattaren psv juventus mohamed ihattaren psv

Sondazh

Poll