Sport

UEFA zbulon kandidatët për çmimet e sezonit 2020/2021, Mancini dhe Jorginho në lojë prej Euro 2020

19 Gusht 2021, 17:48 Nga DOSJA
UEFA zbulon kandidatët për çmimet e sezonit 2020/2021, Mancini

EUROPË-Roberto Mancini dhe Jorginho dy fituesit e kampionatit Europian me Italinë janë në mesin e kandidatëve për çmimin UEFA si trajneri dhe  lojtari më i mirë i sezonit 2020/2021. Tekniku italian do të duhet të luftojë me Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel, finalistë të Champions Leage me Manchester City dhe Chelsea-n, ndërsa mesfushori do të përballet me shokun e skuadrës Ngolo Kante dhe mesfushorin e Manchester City-t Kevin De Bruyne.

Fituesit do të shpallen gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22, të planifikuar për të enjten më 26 gusht në Stamboll. Mini listat e tre kandidatëve u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga trajnerët e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2020, teknikët e 80 skuadrave që marrin pjesë në fazën e grupeve të edicioneve të fundit të Champions dhe Europa League dhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi i Mediave Sportive Evropiane.

Trajnerët nuk mund të votonin për veten ose lojtarët e tyre. Në arsyet e përfshirjes nga Uefa të Mancinit, ka qenë jo vetëm fakti se ai ishte “arkitekti kryesor i suksesit të Italisë në Euro 2020”, por edhe pse “finalja e fituar kundër Anglisë ishte ndeshja e 34-të radhazi pa humbje”.

Janë përzgjedhur edhe kandidatet si lojtaret më të mira të sezonit 2020/2021, të treja nga Barcelona kampione e Evropës: golashënuesja më e mirë e Champions Jennifer Hermoso dhe shoqërueset e saj Lieke Martens dhe Alexia Putellas. Sa i përket trajnerëve të futbollit të femrave, tre të zgjedhurit janë Lluis Cortés i Barcelonës, Peter Gerhardsson i ekipit kombëtar suedez dhe Emma Hayes e Chelsea.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea guardiola manchester city mancini uefa chelsea guardiola manchester city mancini uefa

Sondazh

Poll