Sport

PSG dhe Real, asnjëherë një luftë kaq të ashpër në merkato: pas rastit Mbappe, tani çështja është Pogba

19 Gusht 2021, 12:15 Nga DOSJA
PSG dhe Real, asnjëherë një luftë kaq të ashpër

ANGLI-PSG dhe Real Madrid, lufta e botëve. Ambicia dhe fuqia ekonomike kundër traditës dhe historisë. Los Blancos kanë shkruar historinë e futbollit. PSG dëshiron të marrë trashëgiminë e tyre. Përveç rastit Mbappe, tani lufta bëhet për Pogban.

SUPERFUQITË – Real Madrid kurrë nuk e ka gjetur veten duke luftuar kundër një rivali kaq të hidhur.Përveç ofertave ekonomike, hijeshia e fanellës madrilene gjithmonë ka qenë vendimtare. Megjithatë, situata ka ndryshuar. Shumë lojtarë, ndërsa ende tërhiqen dhe magjepsen nga Real Madrid, mund të preferojnë fitimet e mëdha të PSG-së. Dhe në këtë rast, situata e lidhur me Pogba përshtatet në mënyrë perfekte.

LUFTA- Mesfushori do të largohet nga Manchester United.Mbetet për tu parë se ku do të vazhdojë karriera e tij. Në Angli ata kanë vetëm sigurinë se lojtari do të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Kështu që ai do të duhet të zgjedhë. Real Madrid e ka magjepsur gjithmonë falë pranisë së Zidane i cili, megjithatë, tani është larguar si trajner. PSG është gati të bëjë çmenduri për lojtarin dhe dëshiron të forcojë më tej mesfushën duke i dhënë vetes një identitet edhe më francez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport pogba psg real madrid pogba psg real madrid

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2021, 09:58

PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos

SPANJE – Të menaxhosh një skuadër futbolli të mbushur me yje është problematika kryesore që kanë patur drejtuesit e klubeve historikisht.Këtë gjë me sa duket do...

Sport 19 Gusht 2021, 10:47

ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shm...