Sport

“Katar 2022”, Shqipëria pret Hungarinë dhe San Marinon në “Elbasan Arena”

19 Gusht 2021, 17:07 Nga DOSJA

TIRANE – Shqipëria dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit në ‘shtëpi’ për botërorin “Katar 2022” do t’i luajë në ‘Elbasan Arena’ dhe jo në ‘Air Albania’. Kjo pasi fusha e arenës kombëtare po rinovohet. Tapeti i gjelbërt i fushës pritet të jetë gati në mesin e shtatorit, duke zhvendosur dy sfidat e kuqezinjve të Kombëtares në ‘Elbasan Arena’.

Fillimisht, Kombëtarja kuqezi e Shqipërisë udhëtojë më 2 shtator drejt Varshavës për t’u përballur me Poloninë dhe më pas kthehet në ‘shtëpi’, ku më 5 shtator do të sfidojë Hungarinë dhe më 8 shtator San Marinon.

“Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”. Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator.

Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021. Për detaje në lidhje me biletat publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale,”- thuhet në njoftimin që ka shpërndarë zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania elbasan arena fusha e arenës kombëtare po rinovohet hungarisë e san marinos në 5 dhe 8 shtator katar 2022 air albania elbasan arena fusha e arenës kombëtare po rinovohet hungarisë e san marinos në 5 dhe 8 shtator katar 2022

Sondazh

Poll