Sport

Shkoi të merrte sendet personale pas largimit, zbulohet trofeu që Messi e la në dollap te Barcelona

19 Gusht 2021, 13:04 Nga DOSJA
Shkoi të merrte sendet personale pas largimit, zbulohet trofeu që

BARCELONË-Leo Messi tani është në librat e historisë së Barcelonës, pavarësisht se emri dhe numri i tij është hequr nga ambjentet e klubit katalanas.Dollapi në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ku Messi mbante sendet e tij është kyçur, megjithatë ai nuk mori gjithçka që kishte aty. Futbollisti argjentinas ka lënë trofeun si lojtari më i mirë në turneun Gamper të vitit 2018.

Ky është një trofe në formë ylli, të cilin ia dorëzuan pasi shënoi gol dhe dha asist në 45 minutat që luajti kundër Boka Juniors. I vetëdijshëm se hapësira e tij e dollapit mund të ketë një qiramarrës të ri këtë sezon (edhe pse duket se nuk ka gjasa që dikush nga skuadra të marrë përgjegjësinë për të pranuar ’10’, të paktën për momentin), Messi vendosi ta lërë çmimin të mbështetur në mur.

Tani mbetet për t’u parë nëse dikush do ta marrë atë për ta dërguar trofeun në Paris ose do ta lërë në shtëpinë e tij në Casteldefels, ose nëse Messi më në fund vendos ta lërë atë në dhomën e zhveshjes si një relike të kohës së tij në Barcelonë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2021, 09:58

PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos

SPANJE – Të menaxhosh një skuadër futbolli të mbushur me yje është problematika kryesore që kanë patur drejtuesit e klubeve historikisht.Këtë gjë me sa duket do...

Sport 19 Gusht 2021, 10:47

ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shm...