Sport

Mbappe i kërkon largimin, presidenti Al-Khelaïfi vendos veton “Jo”!

19 Gusht 2021, 15:07 Nga DOSJA
Mbappe i kërkon largimin, presidenti Al-Khelaïfi vendos veton

FRANCE – “Unë dua të shkoj në Madrid, nuk do të rinovoj,”- mësohet t’i ketë thënë sulmuesi francez presidentit të klubit. Siç raportohet nga mediat franceze, Kylian Mbappe është takuar me Al-Khelaïfin, ku i ka shprehur synimin e tij për të lënë kryeqytetin francez që këtë sezon.

Qëndrimi i presidentit të PSG-së ka qenë i vendosur, ai ka vënë veton si pronar, duke marrë përsipër rrezikun e humbjes së tij falas vitin tjetër. Mirëpo, ky lloj refuzimi është konsideruar si një lloj “tradhtie” ndaj yllit francez. Al-Khelaïfi kishte rënë dakord me Mbappenë, kur arriti te PSG në vitin 2017, se nuk do të parandalonte një largim të mundshëm të tij në të ardhmen.

Synimi i afërt i Mbappésë ka qenë që të largohet nga PSG në gusht. As nënshkrimi i Messit nuk i ka ndryshuar mendjen e sulmuesit, i cili dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin. Sidoqoftë, lojtari nuk do të shkojë në luftë me klubin e tij dhe Mbappé do të shkojë falas në Madrit në verën e vitit 2022.

Deri atëherë, Kylian Mbappe dhe Paris SG, do të ketë një luftë nervash. Drejtori Leonardo nuk do t’i rreshtë përpjekjet e tij për ta bindur yllin francez për të rinovuar kontratën e tij. Presidentit Al-Khelaïfi është gati të pagujë për të një page edhe më të lartë se sa Messi, 36 milionë euro në sezon…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtori leonardo kylian mbappe presidentit al-khelaifi real madridin drejtori leonardo kylian mbappe presidentit al-khelaifi real madridin

Sondazh

Poll