Sport

Van Basten: “Kam vuajtur shumë për futbollin. Sot them, se nuk ia vlente”

19 Gusht 2021, 14:01 Nga DOSJA

HOLANDE – Më 18 gusht 1995, një epokë futbolli përfundoi. Marco Van Basten, lidhja mes futbollit modern dhe atij bashkëkohor, largohet. Kavilja e këmbës nuk i jep asnjë mundësi. Shumë dhimbje. Për të, por edhe për botën e futbollit, që humbi një nga artistët e tij më të mëdhenj, shumë shpejt. Duke shikuar prapa, ‘mjellma’ e Utrehtit bën një përmbledhje të karrierës së tij. Duke e përmbledhur, ai vëren me hidhërim disa zgjedhje për të cilat pendohet. Ish-sulmuesi i Milanit ka dhënë një intervistë për ‘BBC’.

Dhembja – Një talent i munduar. Kavilja e këmbës e bëri atë të vuajë shumë, duke e detyruar të tërhiqet herët nga fusha e futbollit, pas dy vitesh përpjekje për shërim, duke përjetuar vuajtje të mëdha. “Nëse do të kisha përsëri mundësinë për të zgjedhur rrugën, me gjithë përvojën e grumbulluar gjatë viteve, duke pasur parasysh dhembjen e duruar, mendoj se nuk ia vlente. Kyçi i këmbës më ka krijuar kaq shumë probleme dhe ka ndikuar në jetën time të përditshme. Në atë kohë futbolli ishte e gjithë jeta ime. Tani jam më i vjetër, kam jetuar një jetë edhe pa futboll. Dhe mendoj, se mund të kisha një jetë edhe më të kënaqshme. Nuk është vetëm futbolli. Sot do të merrja një vendim tjetër”.

Vështirësitë – Largimi nga futbolli ishte i vështirë. I detyruar edhe më i dhimbshëm. “Si lojtar jam i vdekur. Edhe sot nuk mund të luaj futboll. Eshtë e vështirë për mua, sepse kyçin e këmbës e kam të fiksuar. Nuk mund të shkelmoj, ose të lëviz me këmbën time. Për mua është e vështirë ta pranoj, sepse para se të largohesha nga futbolli, nuk kaloja asnjë ditë në jetën time pa prekur topin. Pastaj, papritmas, gjithçka mbaroi dhe ishte shumë e dhimbshme ta pranoja.”

Cruijffi – Hapësirë ​​edhe për kujtimet më të ëmbla. Futbolli i ka dhënë edhe momente shumë të bukura. Ashtu si takimi me Cruijff. “Ai ishte një nga më të mirët, ai ishte shembulli im. Për mua ai ishte një hero. Ai ishte një yll, si George Best, ishte e mrekullueshme ta shihje të luante. Kur e takova, mendoj se ishte shumë më e lehtë të luaje me të, sesa të flisje.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bbc cruijff ish-sulmuesi i milanit marco van basten bbc cruijff ish-sulmuesi i milanit marco van basten

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2021, 09:58

PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos

SPANJE – Të menaxhosh një skuadër futbolli të mbushur me yje është problematika kryesore që kanë patur drejtuesit e klubeve historikisht.Këtë gjë me sa duket do...

Sport 19 Gusht 2021, 10:47

ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shm...