Sport

E pabesueshme, Pochettino: “Tregu është i hapur, PSG ende mund të përmirësohet”

19 Gusht 2021, 16:29 Nga DOSJA
E pabesueshme, Pochettino: “Tregu është i hapur, PSG ende mund

FRANCE – “Merkato? Derisa të mbyllet, do të ketë shumë thashetheme dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Një klub si Paris SG është gjithmonë i hapur për çdo gjë për të përmirësuar ekipin.” Kështu është shprehur trajneri Mauricio Pochettino. Ai ende nuk është i kënaqur.

Ndërsa përgatit ndeshjen ndaj Brest, ai lë hapësira për përforcime të mëtejshme dhe mbyll derën për një shitje të mundshme të Mbappè. “Ai është i motivuar, po punon shumë për të pasur një sezon të mirë. Kylian është një nga lojtarët tanë dhe nuk e shoh atë larg këtë sezon”,- konfirmoi trajneri i parizienëve.

Me tregun e hapur, thashethemet për të ardhmen e sulmuesit francez vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin. “Më pëlqen kjo periudhë dhe shumë herë e marr me humor, sepse mendoj se është pjesë e futbollit. Kylian është i qetë, – vazhdoi Pochettino, – klubi e di se çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë. Ai është një lojtar i PSG -së dhe është duke u përgatitur për ndeshjen nesër”.

Trajneri Pochettino është i kënaqur me punën e deritanishme të klubit, por vazhdon të ëndërrojë ardhjen e Pogba: “Përderisa tregu mbetet i hapur, shumë gjëra mund të ndodhin. Ne jemi të hapur për gjithçka”. Nuk ke çfarë t’i thuash, veç: I pa ngopur!

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mauricio pochettino mbappe një lojtar i psg pogba mauricio pochettino mbappe një lojtar i psg pogba

Sondazh

Poll