Sport

Zyrtare, Pedro kalon në anën tjetër të Tiberit, te ‘armiqtë’ e Lazios!

19 Gusht 2021, 14:19 Nga DOSJA

ITALI – Lazio e kreu hapin “historik”: sulmuesi Pedro Rodriguez kaloi nga njëra anë e Tiberit në tjetrën. Në fshehtësi të madhe, por këtë mëngjes, ai kreu ekzaminime mjekësore me Lazion në Paideia.

Sulmuesi spanjolli ka provuar aftësinë e tij fizike dhe pasdite mund të jetë në Formello për seancën e parë stërvitore me skuadrën e Sarrit, me të cilin kanë punuar së bashku kur luante me Chelsea.

Nga Roma ai është larguar falas dhe me ‘bardhekaltrit’ ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Që nga dita e sotme, Pedro do të veshë fanellën me numrin 9 të Lazios.

34-vjeçari spanjoll do të përfitojë pagë afro 2 milionë euro në sezon. Natyrisht, në këtë transfertë historike, një rol përcaktues ka luajtur drejtori Igli Tare, i cili bëri të mundur kalimin e një futbollisti të Romës te Lazio, gjë që kishte ndodhur më parë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazion në paideia numrin 9 të lazios pedro rodriguez roma lazion në paideia numrin 9 të lazios pedro rodriguez roma

Sondazh

Poll