Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Dubai për grabitje me armë, kapet në Morinë 51-vjeçari, po futej në Shqipëri

11 Gusht 2021, 11:34 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim nga Dubai për grabitje me armë,

KUKËS– Agron Rehfeldt, 51 vjeç, banues në Prishtinë, është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, Kukës, teksa futej në Shqipëri. Në njoftimin e policisë bëhet me dijet se Rehfeldt ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për grabitje me armë.

Sot ai ka tentuar që të hyjë në Shqipëri. Por, në momentin që është kryer kontrolli i dokumentacionit, ka rezultuar se 51-vjeçari ishte personi që kërkohej nga drejtësia në Dubai. Ai është vënë në pranga dhe pritet të ekstradohet.

Njoftimi i policisë Morinë, Kukës:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje me armë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.R, 51 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë “. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron rehfeldt arrestohet agron rehfeldt morine agron rehfeldt arrestohet agron rehfeldt morine

Sondazh

Poll