Nën hetim për korrupsion, mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në Greqi, pranë tij qëndron deputetja e PS-së
11 Gusht 2021, 11:16Nga DOSJA
TIRANË-Mjeku Edvin Prifti dhe pse është nën hetim për korrupsion po shijon pushimet në Prevezë të Greqisë në një nga resortet më luksoze.’Top Channel’ ka bërë publike foton ku mjeku është duke festuar në shoqërinë e deputetes së Kukësit, Gerta Duraku.
Fotoja është realizuar më 4 gusht të këtij viti, ku Prifti është në shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i ka sekuestruar llogaritë bankare në shumën 51.479.368 lekësh dhe 177.497 Euro mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, por sërish ai ia ka dalë të përballojë koston e pushime në Greqi. Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu.
Emri i mjekut doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg gjykatësja Enkeleida Hoxha.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Tatiana Haxhiaj, 60 vjeçe, gruaja e Andrea Haxhiajt, viktimës së parë në Shqipëri nga zjarret, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, tetë ...
DIBËR– Gëzim Pali, benues në Mat është proceduar penalisht në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Pali ka...
TROPOJË– Një person me inicialet SH.D., është shpallur në kërkim pasi rezulton të ketë djegur një sipasfaqe pylli në afërsi të fshatit Dragobi, Tropojë. Pe...
KAVAJË– Disa qenushë, vetëm tre muajsh, janë gjetur të helmuar në Golem një ditë më parë. Faqja e Instagramit ka denoncuar me pamje helmimin e katërputrosh...
TIRANË– Fatmir Pjetri ka marrë përsipër fajin si personi që ideoi planin e arratisjes nga burgu 313 në Tiranë. Gjykata e Tiranës e la në burg Pjetrin së ba...