Aktualitet

Viktima e dytë në vend! Humbi të shoqin mes flakëve, ndërron jetë edhe 60-vjeçarja në spital, kishte djegie në 70% të

11 Gusht 2021, 10:53 Nga DOSJA
Viktima e dytë në vend! Humbi të shoqin mes flakëve,

TIRANË– Tatiana Haxhiaj, 60 vjeçe, gruaja e Andrea Haxhiajt, viktimës së parë në Shqipëri nga zjarret, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, tetë ditë pasi u shtrua. Gruaja erdhi në Tiranë, më datë 3 gusht, ditë kur dhe humbi të shoqin mes flakëve.

Tatiana Haxhiaj kishte djegie në 70 përqind të trupit të saj dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Vdekja e saj ka shënuar viktimën e dytë në vedn për shkak të zjarreve që prej 19 ditësh kanë përfshirë vendin.

Burrë e grua ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, në momentin që banesa u përfshi nga zjarri. Vetë Andrea Haxhiaj nisi të luftonte me flakët me mjete rrethanore, por u rrëzua nga shkallët. E shoqja shkoi ta ndihmonte, por nuk ia doli dot. Në këtë mënyrë, 60-vjeccari humbi jetën, ndërsa e shoqja u dërguar në spital. Sot, edhe ajo ndërroi jetë gjithashtu. 

LAJM KRYESOR: 19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve/ Sot nisin operacionet për neutralizimin e flakëve në Kukës, vatra më me RREZIK në Majën e Rrunës, po i afrohet Pukës dhe Mirditës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj tatiana haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi andrea haxhiaj tatiana haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi

Sondazh

Poll